Një viktimë dhe 68 të infektuar me Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 68 raste me Covid-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Brenda 24 orëve është raportuar edhe një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK). Gjithsej janë testuar 702 mostra.
Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.