Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
Rusët të shqetësuar, zbulojnë “planin” e Vuçiç për të larguar Serbinë nga Rusia
Presidenti Aleksandër Vuçiç po e largon Rusinë nga Serbia dhe në të njëjtën kohë po e vendos Ballkanin Perëndimor në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu shkruan mediumi rus Regnum, duke shtuar se, Vuçiç po vë në pikëpyetje marrëdhëniet serbo-ruse.
“Sjellja e Aleksandër Vuçiç jo vetëm që vë në pikëpyetje marrëdhëniet serbo-ruse, por edhe praninë e Rusisë në Ballkan dhe gjithashtu hap pyetje shtesë. Duke nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit, Serbia ndryshoi qëndrimin e saj ndaj Lindjes së Mesme, duke treguar se Rusia nuk mund të mbështetet te ajo si një aleat. Interesat amerikano-izraelite lidhen drejtpërdrejt me forcimin e ndikimit kinez dhe rus në Ballkan dhe pas nënshkrimit të këtij dokumenti, Shtetet e Bashkuara do të vendosin në çfarë mase vendet e tjera mund të zgjerojnë ndikimin e tyre në këtë territor”, shkruan Regnum.
Po ashtu, sipas kësaj medie, Vuçiç nuk e kishte ftuar Moskën që t’i bashkohet negociatave që po bëhen me Kosovën.
“Aleksandër Vuçiq dhe deputetët nga Partia Progresive Serbe, të cilët për vite me radhë qetësojnë popullin serb me rusofilin e tyre të rremë, nuk e ftuan Moskën që t’i bashkëngjitet negociatave me Kosovën, pavarësisht nga fakti se përfaqësuesit rusë janë shprehur vazhdimisht të gatshëm për të ndihmuar Serbinë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shkruan media ruse.
Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.