Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Tragjedi familjare/ Aksidenti horror i merr jetën nënës dhe 3 fëmijëve
Një tragjedi familje ka ndodhur në Britani ku një nënë humbi jetën bashkë me 3 fëmijët e saj në një aksident horror.
Blogerja 29-vjeçare, Zoe Powell, vdiq sëbashku me dy vajzat e saj, Phoebe,8, dhe Amelia,4, e vëllain e tyre të vogël Simeon në një autostradë në Oxford.
Ndërkohë bashkëshorti i saj 30-vjeçar, dhe foshnja e tyre 18-muajshe po luftojnë për jetën në spital.
Miqtë i kanë bërë homazhe familjes e cila ishte përballur me një sërë tragjedish sëfundmi pasi iu dogj dhe shtëpia.
Sipas policia një trailer i madh HGV, i drejtuar nga një 56-vjeçar, i kishte përplasur duke i hedhur shumë metra tutje.
Sipas dëshmitarëve të zonës, aksidenti ishte i përmasave të papara ndonjëherë, dhe se makina me të cilën udhëtonte familja ishte shtypur si kanaçe.