Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Ambasadori Jahel Vilan: Izraeli është shumë serioz me Kosovën
Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pas qëndrimeve të 4 shtatorit, ende nuk është bërë ndonjë hap tjetër për sa i përket njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës, por ka konfirmuar se njohja është serioze dhe ka ndodhur tashmë.
Ai ka thënë se për aq sa di, nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë, shkruan N1.
“Mund të ju siguroj se do t’i njoftojmë miqtë tanë në Serbi për lëvizjet tona. Do ta bëj më të mirën për ta bërë këtë sa më transparente dhe ta informojmë Serbinë paraprakisht”, është shprehur Vilan.
I pyetur nëse pas njohjes zyrtare, Izraeli do të mbështesë Kosovën për anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ambasadori ka thënë se për këtë nuk është diskutuar.
“Është shumë herët që të flitet për këtë. Si vend që ka vuajtur si askush tjetër në OKB, ju siguroj se Izraeli do të tregojë senzitivetin më të lartë rreth kësaj çështjeje.
Sipas tij, shteti i Izraelit e ka mirëpritur edhe vendimin e Serbisë për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem në korrikun e vitit të ardhshëm.
Më 4 shtator në Washington, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një telefonatë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në marrëveshjen e nënshkruar Kosovë-SHBA, një nga pikat garanton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit.