Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Maskë me mjaltë për një lëkurë të pastër, pa akne
Kjo recetë për një lëkurë të pastër dhe pa akne, është e mrekullueshme. Është plot me probiotikë për të ushqyer lëkurën tuaj, vaj esencial të pemës së çajit që vret bakteriet që shkaktojnë aknet, dhe mjaltë që qetëson inflamacionin e lëkurës.
Provojeni që sot!
Maskë me mjaltë për një lëkurë të pastër.
Koha e përgatitjes: 2 minuta
Sasia: 30 porcione
PËRBËRËSIT:
- 1 lugë vaj kokosi, i shkrirë
- 3 lugë mjaltë natyral
- 1 lugë uthull molle
- 20 pika vaj esencial të pemës së çajit (tea tree)
- 2 kapsula probiotikë
PËRGATITJA:
- Hidhni të gjithë përbërësit në një enë qelqi dhe përziejini mirë deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme.
- Hidheni në një vazo të pastër qelqi me kapak, dhe ruajeni në vend të freskët.
PËRDORIMI:
Pasi të keni larë fytyrën me ujë të ngrohtë dhe sapun, aplikojeni maskën, mbajeni 30 minuta dhe shplajeni me ujë të ngrohtë. Më pas, mund të aplikoni krem hidratues.