Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Në Kosovë janë edhe 1.291 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë, janë 1.291 raste aktive me COVID-19, nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para me koronavirus numri i përgjithshëm i të prekurve ka qenë 16.345, prej tyre janë shëruar 14.405.
Ndërsa numri i të vdekurve është 649 raste. Në 24 orët e kaluara ishin shfaqur 98 raste pozitive, 37 të shëruar dhe 1 i vdekur.
Rastet pozitive ishin nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.