Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Thaçi rregullon raportet me Lajçak, bisedon me të për marrëveshjen me Serbinë
Pak muaj më parë e cilësonte si të papërshtatshëm, por sot e ka prutur dhe ka biseduar me të për dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë.
Bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e priti në takim të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas takimit. Thaçi tha se me të kanë biseduar rreth arritjes së marrëveshjes reciproke me Serbinë.
Takimin e ka quajtur miqësor.
“Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë ka qenë korrekt, konstruktiv dhe bisedë e hapur e miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohje reciproke dhe mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha Thaçi.
Thaçi tutje ka bërë thirrje te BE-ja që të lëvizë më shpejtë rreth liberalizimit të vizave.
“E ardhmja e vetme e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe në këtë drejtim BE-ja duhet të lëvizë shpejtë drejt liberalizimit të vizave sepse po ndodh padrejtësi dhe ndëshkim. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Besoj se ka ardhur momenti që nga Bashkimi Evropian, të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohjes reciproke, sepse duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes. Dua të besoj se vetëm njohja reciproke mund të jetë mundësia e vetme që garanton stabilitetin në rajon dhe miqësinë mes dy shteteve tona dhe garanton paqe. Edhe takimi që kam zhvilluar në Bruksel me Lajçakun kemi pasur temat e njëjta. Edhe në Washington poashtu. Shoh koordinim edhe të BE-së dhe SHBA-së. Është mesazh i mirë dhe inkurajues që të jemi unik e të bashkuar përballë Serbisë, kjo do të mundësonte edhe zhvillimin ekonomik”, tha tutje presidenti Thaçi.
Lajçaku thotë se Kosovës i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Lajçak në një postim në Twitter ka treguar për takimin që pati sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke treguar se për çfarë u bisedua.
“Pata një bisedë shumë të mirë dhe të thellë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U pajtuam se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak në Twitter.