Harrojeni The Weeknd, Bella Hadid ka një të dashur të ri që gjithashtu është i njohur
Bella Hadid e ka lënë në të shkuarën romancën e saj me The Weeknd, pasi thuhet se është në një lidhje të re. Page Six ka bërë me dije se modelja e famshme është duke dalë në mënyrë sekrete me aktorin Duke Nicholson, nipin e ikonës së Hollywood-it, Jack Nicholson.
Një burim i afërt me çiftin tha se ata kanë kaluar kohë së bashku që prej fundit të muajit të kaluar, kur Nicholson e pa Hadid në një udhëtim në New York.
Burimi shtoi se dyshja gjithashtu u takua për ditëlindjen e Bella-s disa ditë më parë, para se ajo të largohej në një ishull me mikeshat e saj.
Modelja mbushi 24 vjeç javën e kaluar dhe festoi duke marrë mikeshat e saj të ngushta me pushime në një avion privat. Ajo postoi disa foto në Instagram dhe shkroi:
“Oh zot, ndihem vërtet me fat … Unë zakonisht anuloj çdo lloj festimi të madh për ditëlindje, kështu që këtë vit thjesht doja të merrja mikeshat e mia të bukura në një aventurë që ishte absolutisht e pakthyeshme”.
Por Page Six tregoi se para udhëtimit, Hadid po festonte me djaloshin e saj të ri, të cilin sigurisht që nuk e ekspozoi në mediat sociale.
Për të gjithë ju që po pyesni se ku e keni parë të dashurin e ri të Bella-s, po ju japim një ndihmë të kujtoheni.
Në vitin 2019, Nicholson kishte një rol në filmin horror të Jordan Peele “Us”. Ai gjithashtu u shfaq së bashku me Lana Del Rey-n në kopertinën e albumit të saj të nominuar për Grammy “Norman F–king Rockwell!”
Duke do të jetë gjithashtu pjesë e filmit të ardhshëm të regjisorit Nicholas Jarecki, “Dreamland”, me Gary Oldman, Armie Hammer dhe Evangeline Lilly.