Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Lajçaku i prerë: S’do të ketë marrëveshje pa Asociacionin…
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka bërë kërkesë të qartë politikanëve në Kosovë – ta implementojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“T’ju shpjegoj se marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe pastaj më 2015, por nuk është implementuar. Është opinion i Kushtetutës. Duhet themeluar në pajtueshmëri me Gjykatën Kushtetuese”, tha ai në një konferencë përmbyllëse të vizitës tri-ditore në Kosovë.
“Duhet të diskutohet statuti në hapin e radhës. Pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja fillon të implementohet pas nënshkrimit. Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes”, theksoi Lajçak.
“Nuk duhet të ketë mungesë e paqartësi për çështje në momentin e nënshkrimit. Implementimi fillon pas nënshkrimit. Duhet të kemi qartësi çfarë nënshkruajmë dhe çfarë po na thonë. E kemi vitin 2013 dhe 2015 dhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të këtyre të përgatiten dokumentet dhe të diskutojmë. Partnerët u pajtuan se kjo do të diskutohet”, tha përfaqësuesi i BE-së.
Këtu, Lajçak ka shtuar se Asociacioni duhet implementuar sepse thotë se është diskutuar dhe është pjesë e negociatave.
“Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për mua nuk i bie ta përkufizojë çfarë i bie normalizimi. Kosova e ka bërë të qartë se si është normalizimi dhe Beogradi e ka bërë të qartë. Do të mundohem të gjejmë një normalizim”, tha tutje Lajçak.
“Jam të lehtësojë procesin. Nuk më bie të them çfarë është ajo. Nuk jam në pozitë të dua marrëveshje më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave”, rikujtoi emisari i BE-së.
“Pata diku 25 takime takova liderë politikë dhe pashë një pasqyrë precize me situatën politike këtu. Kjo ishte vizita ime e dytë në Kosovë. Që atëherë keni bërë progres të mirë me dialogun. U dakorduam se cilat janë temat kryesore deri te marrëveshja. Po negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Lajçak.
Pas Kosovës, Lajçak vazhdon vizitën në rajon, duke qëndruar në Beograd, ku do të diskutojë me autoritetet e atjeshme ëpr dialogun.