Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Ç’duhet të dinë prindërit para se të zgjedhin kopshtin/çerdhen për fëmijët e tyre?
Të vendosësh ta çosh fëmijën në çerdhe apo kopsht për herë të parë është një nga vendimet më të vështira, por edhe zgjedhje delikate për prindërit. Ka një sërë arsyesh pse kjo çështje i shqetëson prindërit pafund dhe ç’është e vërteta me shumë të drejtë. Nuk është aspak e lehtë të zgjedhësh vendin ku do besosh fëmijën tënd; t’i besosh edukimin, higjienën, ushqyerjen dhe kujdesjen.
Çerdhja dhe kopshti janë hapi i parë i fëmijës suaj në jetë, prandaj duhet të siguroheni mirë për zgjedhjen që do të bëni. Tanimë çerdhja dhe kopshti nuk shërbejnë vetëm për të mësuar e zhvilluar njohjen, por mbi të gjitha për të mësuar aftësi sociale shumë të rëndësishme, siç janë të qenit i pavarur, ndjekja e udhëzimeve, ndarja e gjërave me të tjerët e shumë ndjesi e aftësi të tjera po kaq të rëndësishme për mirërritje.
Sa e rëndësishme ishte e gjithë kjo, e kuptova vetëm gjatë një vizite në kopshtin Edu Kidz. Një kopsht që ndjek filozofinë e zhvillimit tërësor të fëmijës. Në të pasqyrohet kuptimi i të mësuarit përmes përfshirjes aktive në veprimtari e lojëra të ndryshme, që ndihmojnë në ndërtimin e njohurive. Zhvillimi fëmijëve nuk është një proces mekanik, por një proces organik dhe i pandalshëm, prandaj kopshti duhet të krijojë kushtet në të cilat ata mund të fillojnë të lulëzojnë.