Thursday, May 26, 2022

Pandemia, rreth 100 milionë euro më pak të hyra në Doganën e Kosovës

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19, thuajse ka prekur çdo sektor në Kosovë, e si rezultat i kësaj krize, dogana e Kosovës ka pasur më pak të hyra për dallim nga vitet e kaluara. E ekspertet e ekonomisë thonë se bizneset kanë mbetur më të goditurat nga kjo krizë, ndërsa e kanë kritikuar reagimin e vonshëm të qeverisë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, bën të ditur se në këtë vit ka pasur 100 milionë euro më pak të hyra doganore. Ai thotë se ka vazhduar edhe trendi i ulët i importit nga Serbia, pavarësisht heqjes së taksës dhe më pas reciprocitetit.

Produktet nga Serbia, tashmë janë zëvendësuar me produkte vendore, ato nga vendet tjera fqinje apo nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Pandemia ka ndikuar në uljen e të hyrave si rezultat e uljes së konsumit brenda në Kosovë. Një pjesë e madhe e konsumatorëve janë drejtuar drejt mallrave ushqimorë dhe mallrave tjera që nuk kanë shumë vlerë monetare…Duhet përmendur se edhe importi i produkteve nga Serbia nuk ka shënuar rritje domethënëse pavarësisht pritjeve që kishte në fillim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adriatik Stavileci.

E kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për reagimin e vonshëm qe kanë bërë në raport me bizneset.

E sa i përket uljes se importeve nga Serbia, Krasniqi thotë se kjo është e mirë për shkak qytetarët po favorizojnë produktet vendore.

“Pandemia u ka dhënë një goditje të madhe edhe bizneseve…Qeveria ka reaguar shumë ngadalë dhe për fat të keq është duke reaguar shumë ngathtë në raport me situatën”, deklaroi Skënder Krasniqi.

Merdare Archives - Korrespodenti

Ndërsa, qytetarët po thonë se nuk po blejnë më mallra nga Serbia, madje po kanë dyshim për kualitetin e tyre.

“Është mirë të largohen ato produkte pasi atyre nuk mund t’iu besohet, mund të jenë kancerogjene”, deklaroi qytetari Reshat Salihu.

“Ne duhet të kthehemi nga produktet tona”, deklaroi qytetari Mustafë Salihu.

Sipas parashikimeve te fundit nga institucionet monetare ndërkombëtare, Kosova mund të pësojë rënie ekonomike nga 6 deri në 8%./RTV Dukagjini

- Advertisment -

Lexoni