Fizikanët mendojnë se madhësia e pafundme e multiversit mund të jetë pafundësisht më e madhe:
Me një javë vonesë – Hoti sqaron pse shkarkoi Qalajn e të tjerët, deri te Antikorrpsioni
Vendimet e mori të premtën e kaluar, por sqarimin e ka dhënë një javë më pas. Kryeministri Avdullah Hoti tha se enden uk keni parë asgjë nga shkarkimet dhe vendimet që ai do t’i merr.
Duke arsyetur vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kryeministri tha se ai është shkarkuar për shkak të performancës së dobët.
“Vendimi i tretë që kemi marrë të premten në Polici në bazë të raportit të performancës nga ministri i Punëve të Brendshme (Agim Veliu), e kam liruar nga detyra. Raporti i performancës i ministrit ka treguar për të përformancë jo të kënaqshme”, tha Hoti në konferencën për shtyp.
Këtu ka theksuar se Qalaj punoi në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
“Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë në kundërshtim me legjislacionin e ka ndryshuar organogramin e Policisë së Kosovës pa e kaluar fare në procedura, e të njëjtin nuk e ka publikuar asnjëherë duke e mbajtur të fshehtë nga ministri e qytetarët”, tha ai.
Tutje, ai ka sqaruar pse e shuajti edhe Departamentin Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.
Shuarjen e task-forcës, thotë ta ketë bërë për shkak se ishte antikushtetuese.
“Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Dhe me lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, theksoi Hoti.
Shuarja e Task-Forcës nga Qeveria Hoti u kritikuar nga shoqëria civile, nga EULEX-i e nga Bashkimi Evropian.
Vendimet e tij, Hoti i arsyetoi edhe në rastin e shkarkimit të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.
“Ka miratuar rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK-së në kundërshtim me ligjin përkatës. Ka shpallur konkurs për vende të reja pune dhe nuk ka sistemuar ish-zëvendësit e tij që i ka konsideruar tepricë. Ka bërë lëvizjen e shpejtë të stafit. Të gjitha shkeljet janë konstatuar me vendimin e avokatit të popullit. Për të gjitha këto arsye ne është dashur që të marrim këtë vendim”, theksoi Hoti.
Ilir Murtezaj u shkarkua më 16 tetor nga kjo pozitë. Në vend të tij e ka emëruar Ekrem Hysenajn.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkarkuar edhe nga detyra e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhakën. Në vend të tij e ka emëruar Bajram Rexhën.
“Te Dogana e Kosovës është në proces e sipër zhvillimi i konkursit. U.d është në procedurë të konkursit dhe kemi vlerësuar qe të caktojmë një u.d që nuk është në proces të konkursit, kjo është arsyeja që ne e kemi liruar nga detyra u.d”, tha Hoti.
Sidoqoftë, Hoti tha se ende nuk keni parë asgjë, pasi që sipas tij, vala e shkarkimeve do të vazhdojë tutje me pozitat tjera ku ai dhe qeveria që e drejton i kanë kompetencat për të marrë vendime.