Mutafa i kujdestaron Qeverisë – I kërkon ministres Bajrami të mos jap dorëheqje pas vjedhjes së 2 milionë eurove
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalur në mbështetje të Ministres, Hykmete Bajrami, lidhur me rastin e fundit ku nga Thesari i Shtetit u vodhën 2 milionë euro.
Kreu i LDK-së, duke aluduar në kërkesën e PDK-së që Hykmete Bajrami duhet të japë dorëheqje nga pozita e Ministres së Financave, thotë se ajo nuk është aty për t’ju dorëzuar hajdutëve.
Postimi i Mustafës: ”Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren e Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.
Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.
Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit”.