Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Distria Krasniqi e gjunjëzon kampionen Olimipike dhe fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Hungarisë.
Të premten gjatë ditës në Budapest, në finalen e madhe, xhudisja pejane mposhti argjentinasen Paola Pareto në kategorinë deri në 48 kg.
Për 24-vjeçaren Krasniqi ishte medalja e dytë e artë në Grand Slame në vitin 2020.
Në muajin shkurt ishte e para në podium ne Grand Slamin e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh. Paola Pareto është kampione olimpike nga Rio 2016.