Vrima e zezë yjore që thyen rekord është gjetur e fshehur pranë Tokës: ScienceAlert
Rritje alarmante e të infektuarve në Shqipëri
Ditën e sotme janë regjistruar 306 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona gjatë 24 orëve në Shqipëri.
“Në 24 orët e fundit të COVID19 në vendin tonë janë kryer 1412 testime. Fatmirësisht janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, bën të ditur ministria e shëndetësisë në Shqipëri.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, këshillon ministria.