Sunday, May 29, 2022

Shqipëri: Njerëzit detyrohen të marrin kredi për të blerë barnat kundër COVID-19

Shifrat në rritje të infektimeve në Shqipëri tregojnë se ka ardhur koha për krijimin e një fondi të posaçëm për të gjithë të prekurit me covid. Ky është propozimi i personazheve të angazhuar në shoqërinë civile, të cilët ngrenë gjithashtu shqetësimin për kostot e larta të kurimit për të prekurit me covid.

Psikologia Denata Toçe prej ditësh e ka ngritur këtë shqetësim në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Toçe u shpreh se duke marrë në konsideratë që shumica e familjeve shqiptare kanë të ardhura modeste, një ndihmë e tillë do ishte hapi i duhur.

Ajo theksoi se për të marrë trajtimin e duhur kundër Covid-19 duhen të paktën 700 euro.

“Kostoja nga përvoja personale familjare që të mund të marrësh mjekimin e duhur nëse problematikat përkeqësohet, mund të jetë për një person 700-800 euro. Ajo që duhet menduar në ditët në vijim duhet menduar një fond i posaçëm për familjet në nevojë dhe jo vetëm. Të përballojnë një kosto kaq të lartë është fatale”, tha ajo.

Psikologia e njohur thotë se një pjesë e familjeve shqiptare janë të detyruara të marrin kredi për të kuruar të afërmit, pasi nuk kanë mundësi të tjera.

“Të shohësh individë që shkojnë në banka të marrin kredi për të asistuar familjarët e tyre është e tmerrshme. Çfarë do të ndodhë më pas me këta persona, kush do të paguajë kreditë? Për mua shoqëria shqiptare do duhet të dalë nga ky depresion i madh. Familjet nuk po përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme, sepse nuk janë vetëm ilaçet, por është edhe ushqimi”, tha ajo.

- Advertisment -

Lexoni