ALBIN KURTI INFEKTOHET ME COVID-19
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me COVID-19. Pas shfaqjes së disa simptomave, Kurti ka treguar se është testuar dhe ka rezultuar pozitiv.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në facebook.