Thursday, May 19, 2022

Njihuni me princeshën më të re në Evropë

Historia e trazuar e mbretërisë belge ka arritur tashmë një moment të ri, pasi ish-mbreti Albert II u bashkua me vajzën që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Albert II u ul së bashku me gruan e tij, mbretëreshën Paola dhe Delphine Boël, e cila tani njihet si Princesha Delphine, pas një beteje të ashpër të kësaj të fundit, e cila daton prej dy dekadash dhe lidhej me atësinë dhe titujt mbretëror.

“Pas rrëmujës, vuajtjeve dhe lëndimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim,” u shkrua në deklaratën e Pallatit. “Së bashku, kemi vendosur të ndjekim një rrugë të re. Do të duhet durim dhe përpjekje, por jemi të vendosur.” Ajo u takua edhe me vëllain, mbretin Philippe.

Pas skandalit mbretëror, bashkohet me të atin: Njihuni me

Mbreti Albert, 86 vjeç, i cili abdikoi nga froni në vitin 2013, u detyrua të pranonte se ishte babai biologjik i Boël pas një testi ADN-je të kërkuar nga gjykata. Boël, e cila ka kaluar kohë me të atin në fëmijëri, ka më shumë se 20 vite që kërkon të njihet, por kërkesat e saj u refuzuan fillimisht. Ajo nisi një betejë ligjore për të provuar atësinë në qershor të vitit 2013, pasi vajza e saj, Joséphine, u shtrua në spital me pneumoni dhe ajo ndjeu mungesën e babait biologjik.

Pretendimi i Delphine mori vëmendje mediatike vjeshtën e kaluar kur gjykata e apelit vendosi që Jacques Boël, me të cilin Delphine u rrit, nuk ishte babai i saj biologjik dhe udhëzoi një ekspert për të kryer një test ADN-je. Mbreti ra dakord të siguronte një mostër pështyme – e cila vërtetoi atësinë – pasi gjykata e njoftoi se do ta gjobiste me 5,000 € për çdo ditë që refuzonte.Pas skandalit mbretëror, bashkohet me të atin: Njihuni me

DELPHINE BOËL DHE E ËMA, SYBILLE DE SELYS LONGCHAMPS

Ditën kur mbreti Albert u tërhoq nga froni shtatë vjet më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, dha një intervistë në televizion ku foli publikisht për herë të parë në lidhje me romancën e tyre.

“Mendova se nuk mund të bëja fëmijë sepse kisha pasur një infeksion,” tha ajo për lidhjen, e cila mendohet se zgjati nga 1966 deri në 1984. “Ishte periudhë e bukur. Delphine ishte një fëmijë dashurie. Alberti nuk ishte figura e babait, por ishte shumë i dashur për të.”

Pas fitimit të atësisë, Delphine nisi betejën ligjore për titujt mbretëror dhe tashmë ajo njihet si Delphine, Princesha e Belgjikës. Marc Uyttendaele, avokati i Delphine, tha se ajo thjesht donte të trajtohej njësoj si fëmijët e tjerë të mbretit Albert. “Titujt janë gjëra që i përkasin asaj, ashtu si u përkasin fëmijëve të tjerë të mbretit Albert. Klientja ime kurrë nuk kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse të trajtohej saktësisht në të njëjtën mënyrë si fëmijët e tjerë të mbretit, vëllezërit dhe motra e saj.”

Pas skandalit mbretëror, bashkohet me të atin: Njihuni me

Delphine është artiste, e njohur më së shumti për statujat e saj karakteristike. Ajo është e martuar që prej vitit 2003 me James O’Hare, amerikan me origjinë irlandeze, dhe janë prindër të dy fëmijëve, Joséphine O’Hare dhe Oscar O’Hare.

Pas skandalit mbretëror, bashkohet me të atin: Njihuni me

Burimet: Guardian, Brussels Times

- Advertisment -

Lexoni