Tuesday, May 24, 2022

Vala e dytë e koronavirusit: Pse po shtohet numri i të infektuarve, por jo ai i vdekjeve?

Europa po mbytet në valën e dytë të epidemisë së virusit, shkruan CNN.

Shkalla e e infeksionit është duke u rritur në të gjithë kontinentin. Qeveritë po vendosin bllokime të rrepta. Ekonomitë po mbyllen përsëri, por ka një dritë shprese: Virusi, megjithëse është ende vdekjeprurës, duket se po vret më pak njerëz mesatarisht.

Shifrat e fundit të rasteve dhe fatalitetit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (European Centre for Disease Prevention and Control – ECDC) tregojnë se ndërsa rastet e regjistruara me Covid-19 po rriten me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar apo Francë, Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera europiane, vdekjet nuk po rriten me të njëjtin ritëm.

Shkalla e fatalitetit ka rënë dhe ndonëse shifrat e infeksionit rriten, ato janë larg shifrave të valës së parë. Ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në mënyrë dramatike, vetëm nëse ka ndonjë rritje të habitshme të vdekjeve.

“Ne mendojmë se ndoshta kjo është nxitur nga mosha, por edhe faktorë të tjerë, si për shembull fakti që teknikat e trajtimit në spitale janë përmirësuar”, shprehet Jason Oke, statisticien.

Sidoqoftë, arsyeja më e qartë për numrin e ulët të vdekjeve është mosha.

Vala e parë e pandemisë goditi veçanërisht të moshuarit në Europë, duke u përhapur në spitale dhe shtëpi kujdesi, por kjo ka ndryshuar gjatë verës, me virusin që qarkullon më gjerësisht midis të rinjve që shkojnë në restorante, bare dhe vende të tjera publike.

Mosha mesatare e atyre që infektohen në të gjithë Europën ra nga 54 gjatë periudhës nga janari në maj, në 39 në qershor dhe korrik, sipas ECDC.

Njerëzit e moshuar përballen me një rrezik shumë më të lartë nëse infektohen, kështu që një shpërthim që prek një shtëpi të kujdesit për të moshuar ka të ngjarë të jetë shumë më vdekjeprurës sesa një në një kampus kolegji.

- Advertisment -

Lexoni