Historia e pashait Abdurrahman, sundimtari i fundit i Hungarisë që lindi në një fshat të
Distancimi social mund të jetë koncept i ri për ne, por jo për lakuriqët e natës
Ndonëse për ne termi “distancim social” është një koncept i ri, studiuesit thonë se për disa lloje kafshësh është standart që praktikohet sa herë janë sëmurë.
Një studim i fundit, publikuar në Behavioral Ecology zbuloi se lakuriqët e natës janë në gjëndje ta distancojnë veten në të tilla situata. Kur sëmuren, ata kanë aftësinë për t’u vetëizoluar ose largohen nga kolonia e tyre.
Studiuesit, eksperimentuan me rreth 31 lakuriqa nate femra dhe injektuan tek gjysma e tyre një substancë që stimulon sëmundjen, ndërkohë që pjesa tjetër mbeti e shëndetshme. Më pas, ata vendosën sensorë tek lakuriqët e sëmurë për të parë lëvizjet që do të bënin këta të fundit.
Pas 6 orësh, lakuriqët e sëmurë u panë të kalonin më pak kohë me pjesën tjetër dhe nisën të distancoheshin dalë ngadalë. Lakuriqët e shëndetshëm kishin 49% shanse të ndërvepronin em të tjerët, kurse të sëmurët 35%, pa qenë nevoja e një protokolli me masa shtrënguese.
Burimi: CNN