Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Tre të vdekur nga sulmi me thikë në Francë, njërit i është prerë koka /Foto-Video/
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në Francë, ku pas një sulmi me thikënë qytetin Nice, tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa disa te tjerë të plagosur. Sipas kryebashkiakut të Nice, Christian Estrosi, agresori është arrestuar nga policia.
Mediat franceze raportojnë se njërit prej viktimave, një 70-vjeçari, i është prerë koka.
Kryetari i Nicës ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Estrosi u ka thënë gazetarëve se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Prokurorët francezë kundër-terrozimit kanë nisur hetimet për vrasje.
Estrosi ka thënë se një nga të vdekurit ka qenë kujdestar në bazilikë.
Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin, u ka bërë apel njerëzve që të shmangin qendrën e këtij qyteti.
Ai ka thënë se do të organizojë një takim për kriza brenda ministrisë së tij në Paris.
Sipas raportimeve franceze, një grua dhe një burrë kanë vdekur si shkak i sulmit, derisa i dyshuari është ndaluar 10 minuta më vonë, para se të dërgohej në spital.
Një minutë heshtjeje është mbajtur në Asamblenë Kombëtare, ku kryeministri, Jean Castex ka dhënë detaje për masat e reja të izolimit, që hyjnë në fuqi të enjten në mbrëmje.
“Pa diskutim, kjo është një sfidë serioze që po godet shtetin tonë”, ka thënë ai, duke bërë thirrje për unitet dhe kohezion.
Nica ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të përgjakshme në vjetët e fundit, meqë më 14 korrik, 2016, një 31-vjeçar nga Tunizia, pati hyrë në një turmë me kamion, duke lënë të vdekur 86 persona.