Friday, May 27, 2022

Pasojat e tërmetit në Turqi

Turqia dhe Greqia janë goditur sot nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 magnitudë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 12 persona dhe qindra tjerë u lënduan, kur u shembën dhjetëra ndërtesa dhe u shkaktua një mini-cunami që mbuloi rrugët me ujë.

Izmir për pak minuta u shndërrua në “lumë” nga sasia e madhe e ujit të detit që përfundoi nëpër lagjet e banuara, e pamjet amatore shfaqin qytetarët duke qëndruar mbi rrënoja nga frika se uji mund t’i marrë me vete, transmeton Telegrafi.

Agjencia turke e katastrofave natyrore ka konfirmuar se 12 persona kanë humbur jetën dhe 120 tjerë janë lënduar, derisa katër tjerë janë lënduar në Greqi – ku gjithashtu u shkaktua një mini-cunam në ishullin Samos.

Pushuesit në këtë ishull janë këshilluar të largohen në një zonë më të sigurte, e dridhjet raportohet se janë ndjerë në Athinë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Bullgari.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se gjashtë ndërtesa janë shembur në dy lagje të ndryshme të Izmirit, derisa kryetari i kësaj komune Tunc Soyer ka dhënë të dhëna tjera – 20 ndërtesa të shembura në këtë provincë.

Një person ka humbur jetën kur u zhyt në ujë derisa tre tjerë vdiqën nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Fotografitë e zonës së goditur nga tërmeti në Turqi janë rrëqethëse dhe nga çasti në çast po shfaqen pamje të reja. /Telegrafi/

- Advertisment -

Lexoni