Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Alarmojnë ekspertët: Edhe një mbyllje kolapson ekonominë
“Rritja e madhe”e rasteve me Covid-19 në Kosovë mund të sjellë edhe një mbyllje të dytë në vendin tonë.
Ndonëse kundër mbylljes totale po shprehen ekspertë të ekonomisë, sipas të cilëve ato masa mund të çojnë vendin në kolaps me pasoja të papërballueshme.
Derisa në Ministri të Financave thonë se një izolim i ri mund të shtyjë Qeverinë në rishikimin e shpenzimeve buxhetore pas tre muajve.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se një mbyllje e dytë e aktiviteteve ekonomike do të çonte në mbylljen e masive të ndërmarrjeve private dhe vendeve të punës.
Zeka theksoi se si Odë Ekonomike Amerikane besojnë që është e mundur të vazhdohet aktiviteti ekonomik, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKShP-së për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 është e mundur të zbatohen në mënyrë strikte këto rekomandime dhe këto protokolle që në të njëjtën kohë të mos ndalohen aktivitet ekonomike, për ndryshe ajo çfarë mund të shohim deri në fund të këtij viti rrjedhimit edhe në vitin 2021 është një mbyllje masive e ndërmarrjeve vend. Po ashtu, edhe një mbyllje masive e vendeve të punës, zvogëlim i të ardhurave buxhetore për mbështetjen si dhe zvogëlim i aftësisë për të mbështetur ndërmarrjet private, por edhe për t’u ballafaquar me pasojat e tjera të pandemisë përfshirë këtu edhe atë që ka të bëjë me shëndetin publik”, thotë Zeka.