Monday, May 23, 2022

Pamjet nga epiqendra, si duket qyteti pas tërmetit dhe cunamit (FOTO)

Një tërmet i fuqishëm goditi dje Turqinë, duke shembur me dhjetëra ndërtesa. Nga të dhënat e deritanishme 27 persona kanë humbur jetën dhe mbi 804 janë plagosur.

Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në qytetin Seferihisar, shumë pranë Izmirit. Pas lëkundjeve të forta, qyteti u përfshi nga përmbytjet pasi ndodhi një cunami i vogël.

Mediat turke kanë publikuar pamjet nga lart të qytetit të vogël turistik, banorët e të cilit dje përjetuan tmerr.

“Unë pashë se nuk kishte ujë në detin e madh, ne nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Uji po vinte në rrugë. Ishte si një tub uji që shpërtheu. Uji merrte çdo gjë që dilte para tij. Unë u kapa dhe godita shtyllën “. tha 68-vjeçari Deniz Tufan një nga pronarët e bizneseve në rajon.

“Unë isha ulur me fëmijët e mi. Është një tragjedi e tillë që nuk mund ta them. Pashë ujin që na erdhi. Nuk mund të shpëtonim. Uji vinte nga çdo rrugë. Qëndruam jashtë deri në mëngjes”, tha një 80-vjeçare.

Pamjet nga epiqendra, si duket qyteti pas tërmetit dhe cunamit (FOTO)
Pamjet nga epiqendra, si duket qyteti pas tërmetit dhe cunamit (FOTO)
Pamjet nga epiqendra, si duket qyteti pas tërmetit dhe cunamit (FOTO)
Pamjet nga epiqendra, si duket qyteti pas tërmetit dhe cunamit (FOTO)
- Advertisment -

Lexoni