Fizikanët mendojnë se madhësia e pafundme e multiversit mund të jetë pafundësisht më e madhe:
Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID
Një varg masash janë marrë në takimin e Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19. Ndër të tjera janë bërë kufizime të lëvizjes për personat mbi moshën 65 vjeçare. Po ashtu është marrë vendim që gastronomia dhe qendrat tregtare të jenë të mbyllura nga ora 21:00-05:00.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kjo konferencë është pas takimit të Komitetit, i cili i dedikohet situatës se ndjeshme të Covidit.
“MSH, IKSHPK e Komiteti duhet të veprojmë të gjithë së bashku. Numri i lart i infektimeve na obligon të marrim masa. Masat të cilat i kanë propozuar bashkërisht, kanë të bëjnë që është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe siguria duhet të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se personat me sëmundje kronike dhe mbi moshën 60 vjeçare do t’u ndalohet paraqitja në punë.
“Ligjëratat në universitete të zhvillohen vetëm online edhe publike edhe private. Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit. Gastronomia u ndalohet nga ora 21 deri në 5. Është në diskutim që ekipet mjekësore a do të duhet të bëjnë kontrolle në pika kufitare. Konviktet dhe menza e studentëve do të punojnë vetëm duke respektuar masat. Për të gjithë shkelësit e këtyre masat do të ndëshkohen. Vendimet që do të merren do të shqyrtohen brenda dy jave”, ka thënë Zemaj.
Masat e reja anti COVID
⛔️ Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)
⛔️ Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line
✅Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia
🟠 Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00
🟠 Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK
✅ Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK
(Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave)
Fjalimi i plotë i Zemajt:
Të nderuar qytetarë,
Lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është ashtu siç e dëshirojmë.
Andaj për ta ndalur më tej hovin e rasteve të infeksionit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, veprojnë bashkë dhe sjellin vendime konform situatës, për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar.
Rastet e reja, na detyrojnë të veprojmë menjëherë, me masa të reja.
Të nderuar qytetarë,
Kemi parë që javën e fundit janë rritur testimet, gjë që ishte e domosdoshme. Ishte kërkesë që duhej plotësuar, më shumë testime, për aq sa kemi mundësi dhe sipas rastit.
Kjo situatë ka prekur tërë vendin tonë. Secili është pjesë e situatës.
Si djalë i dy prindërve të shtyrë në moshë, si bashkëshort dhe si baba i tre fëmijëve, si Ministër i Shëndetësisë dhe qytetar i Republikës së Kosovës,
Ju bëj sërish thirrje të gjithëve pa dallim, për solidaritet dhe bashkëpunim, sepse askush nuk është i tepërt në luftën kundër Covid-19.
Të gjithë bashkë të ngritim përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin për zbatimin e masave anti covid, të zbatojmë vendimet dhe ligjin në fuqi.
Qytetarët tanë nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës. Pakica nuk guxon ta dëmtojë shumicën me pakujdesi.
Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë me ligjin e ri nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi që shkel vendimet. Kemi mandat e detyrim për ta zbatuar ligjin e miratuar për pandenimë në Kuvend.
T’i ndihmojmë vetes, të ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu ndihmojmë sistemin e shëndetësor i cili gjendet në ballë të detyrës dhe përgjegjësive për 8 muaj, pa pushim, Policinë e Kosovës, FSK-në, shtabet emergjente, Taskë Forcën dhe të gjithë akterët tjerë që ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi, në menaxhim të Pandemisë.
Kështu ndihmojmë ekonominë familjare dhe shtetin e Kosovës.
Bashkë ia dalim!