Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
Horror për Halloween në Kanada, i riu me veshje mesjetare vret me shpatë dy persona
Të paktën dy persona u theren për vdekje në qytetin kanadez të Quebec, nga një burrë që ishte i armatosur me shpatë dhe i veshur me veshje mesjetare.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pesë persona të tjerë u lënduan, ndërsa një burrë në mes të 20-tave u arrestua pak para orës 01:00 (ora lokale), deklaruan oficerët.
Autoritetet ndërkohë, këshilluan banorët që të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura, derisa po zhvillohet hetimi për rastin.
Sulmi i mbrëmshëm thuhet të ketë ndodhur në lagjen historike Quebeci i Vjetër.
Raportet e para të incidentit pranë Parlamentit Hill, erdhën pak para orës 22:30 ( me kohë lokale).