Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

“Po vidhen votat” – Trump po mbledh para, nis beteja ligjore kundër Joe Biden
Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.
Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 emaile që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet.
“Demokratët do të përpiqen të Vjedhin Zgjedhjet! Presidenti Trump ka nevojë për JU që të rritni dhe të Mbroni rezultatet”, thuhet në një thirrje të stafit të Trump.
Kurse Nënpresidenti Mike Pence ka thënë:
“Na duhet ndihma juaj për t’u siguruar që kemi burimet e duhura për të mbrojtur rezultatet”, thuhej në një email që mbante emrin e tij, raporton WSJ.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që në shtetet ku po zhvillohet beteja për votat e Kolegjit Zgjedhor të ketë parregullsi.
Gjatë një tubimi në Kenosha, Uiskonsin, një ditë para zgjedhjeve, Tump tha se avokatët e tij do të luftonin fort për votat.