Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Zgjedhjet në SHBA: Biden apo Trump?
Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.
Trump fiton Floridën
Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.08:21
Pritet deklarata e Presidentit Trump
Presidenti Trump pritet të bëjë një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Më herët ai deklaroi në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.”08:12
Trump fiton në Teksas dhe Montana, Biden në Minesota
Trump fiton në Teksas me 38 vota elektorale, Montana me 3 vota dhe në Ajova me 6, Biden në Minesota me 6. Nebraska ndahet: Trump fiton 4 vota, Biden 1. (Dy shtete i ndajnë votat elektorale në varësi të votës popullore që fitojnë kandidatët).08:11
Presidenti Donald Trump fiton në Misisipi, demokrati Joe Biden fiton në Rhode Island.07:26
Biden në Twitter pas postimeve të Presidentit Trump: U takon zgjedhësve të shpallin fituesin
Pas postimeve në Twitter të Presidentit Donald Trump, kandidati demokrat Joe Biden, shkruan në Twitter se “nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim votuesin. U takon votuesve”.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1323868327744253952&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2F&siteScreenName=zeriamerikes&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px
“Ne ndjehemi mirë për pozicionin ku jemi. Ne besojmë që jemi në rrugën drejt fitores”.
Më herët zoti Biden kishte folur me të njëjtin ton në komentet nga Uilmington, Delauer.07:20
Trump shkruan në Twitter: Nuk do të lejojmë të vidhen zgjedhjet
Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.”https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-1&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1323864823680126977&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2F&siteScreenName=zeriamerikes&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px
“Do të bëj një deklaratë, një fitore e madhe.”06:52
Ashpërsohet gara zgjedhore, Biden flet përpara mbështetësve
Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Biden foli përpara mbështetësve: “Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca,” tha ai. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë”! Zoti Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.06:46
Trump fiton shtetet Ohajo, Ajdaho dhe Luiziana
Trump fiton shtetet Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.06:41
Biden fiton në Virxhinia
Biden fiton në shtetin Virxhinia me 13 vota elektorale.05:57
Biden fiton shtetin Nju Hampshër, Trump fiton Kansasin
Biden fiton shtetin Nju Hampshër me 4 vota elektorale, Trump fiton Kansasin me 6 vota.05:20.
Trump deklaron në Twitter: Do të bëj një deklaratë.
Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Twitter: “Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kuirrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit.”
“Do të bëj një deklaratë, një fitore e madhe.”06:46
Ashpërsohet gara zgjedhore, Biden flet përpara mbështetësve
Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Biden foli përpara mbështetësve: “Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca,” tha ai. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë”! Zoti Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.06:41
Trump fiton shtetet Ohajo, Ajdaho dhe Luiziana
Trump fiton shtetet Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.05:57
Biden fiton në Virxhinia
Biden fiton në shtetin Virxhinia me 13 vota elektorale.05:20
Biden fiton shtetin Nju Hampshër, Trump fiton Kansasin
Biden fiton shtetin Nju Hampshër me 4 vota elektorale, Trump fiton Kansasin me 6 vota.05:20
Trump fiton shtetet Juta, Uajoming dhe Dakota e Veriut
Trump fiton shtetet Juta me 6 vota elektorale, Uajoming me 3 vota dhe Dakota e Veriut me 3 vota elektorale.05:13
Biden fiton në shtetet Kaliforni, Oregon dhe Uashington
Biden fiton në shtetet Kaliforni me 55 vota elektorale, Oregon me 7 dhe Uashington me12 vota.04:58
Trump merr Mizurin
Trump fiton shtetin Mizuri me 10 vota elektorale04:56
Trump fiton në Karolinën e Jugut, Virxhinian Perëndimore, Biden merr shtetet Ilinoi dhe Nju Meksiko
Trump fiton në Karolinën e Jugut me 9 vota elektorale, Virxhinian Perëndimore me 5 vota, Biden merr shtetet Ilinoi me 20 vota dhe Nju Meksiko me 5 vota elektorale.04:47
Trump fiton 3 vota elektorale në Nebraska
Nebraska ka 5 vota elektorale, por në këtë shtet ato ndahen. Fituesi i votës popullore në shtet merr 3 ndërsa 2 të tjerat i merr fituesi i votës popullore në secilën zonë zgjedhore. Dy votat e mbetura ende nuk janë vendosur.04:36
Biden fiton në shtetin Kënektikat
Kënektikat ka 7 vota elektorale.04:15
Biden fiton në shtetin e Kolorados
Kolorado ka 9 vota elektorale.04:05
Trump fiton shtetet Alabama, Arkansas, Dakota e Jugut dhe Tenesi
Alabama ka 9 vota elektorale, Arkansas 6, Dakota e Jugut 3 dhe Tenesi 11.03:19
Biden fiton në Një Jork, Nju Xhërsi, Uashington DC
Ish-nënpresidenti Biden ka fituarnë Nju Jork, Nju Xhërsi, Uashington DC, me nga 29, 14 dhe 3 vota respektivisht. Më parë ai kishte fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i zotit Biden), dhe Merilend. Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët. Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana votoi për ish-Presidentin Barack Obama. Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 73 vota elektorale respektivisht. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t’i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.02:37
Biden, fitues në Merilend
Shteti Merilend ka 10 vota elektorale.02:25
Trump fiton në Oklahoma, Biden në Delauer
Oklahoma ka 7 vota elektorale, Delauer ka 3.02:17
Demokrati Biden fiton në Masaçusets
Shteti Masaçusets ka 11 vota elektorale.01:26
Rezultatet e para paraprake: Presidenti Trump fiton Indianën dhe Kentakin, demokrati Biden fiton Vermontin
Sipas parashikimeve të deritanishme, Presidenti Donald Trump ka fituar në shtetet e Indianës dhe Kentakit, ndërsa demokrati Joe Biden ka fituar në Vermont. Shteti i Indianës ka 11 vota elektorale, shteti i Kentakit ka 8 dhe shteti i Vermontit ka 3. Kjo do të thotë se deri tani Presidenti Trump ka 19 vota elektorale dhe zoti Biden, 3.01:13
SHBA, proces i rregullt, i qetë zgjedhor në mbarë vendin
Miliona amerikanë pritën me durim në radhë të martën për të hedhur votat në biblioteka, shkolla, pallate sporti në kushtet e një pandemie vdekjeprurëse. Pjesëmarrja pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore. Shumë votues qëndruan në rradhë me maska mbi fytyrë, ndërkohë që në shumë qytete bizneset e dyqanet kishin mbuluar dritaret me kompensata, kujtesë e dy problemeve madhore në këtë periudhë zgjedhjesh: pandemia e COVID-it dhe protestat, në shumë raste të dhunshme nga demonstrues kundër praktikave policore dhe racizmit.