Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Presidencialet në SHBA – Ende pa President, nis lufta për votat e pavlefshme
Amerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë.
Një ditë më parë, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.
“Unë kam besim se do të dalim fitues, por kjo nuk do të jetë fitorja ime apo fitorja vetëm e jona. Do të jetë një fitore për popullin amerikan, për demokracinë tonë, për Amerikën”, shkruan Biden në Twitter.
Ky ishte një mesazh që ai pret të fitojë këto zgjedhje që pati shumë kontestime nga ana e rivalit të tij republikan dhe që ka nisur betejën tjetër atë dërgimit të ccështjes së votave në Gjykatën e Lartë.
Ora: 11: 19- Beteja ligjor për votat, Trump mbledh fondet
Ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.
Ora 10:30-Pensilvani, fati i presidentit
Fati i presidentit të ardhshëm të SHBA pritet të përcaktohet nga rezultati zgjedhor në Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat, ku procesi i numërimit të votave vazhdon ende pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mbështetësve të Trump për ta ndaluar atë.
Përfaqësuesit republikan kanë deklaruar se demokratët po përpiqen të rrëmbejnë votën në Pensilvani. Zëvendës menaxheri i fushatës Justin Clark tha se demokratët ishin “duke menduar të heqin të drejtën dhe të zbehin votat e Republikanëve”. Megjithatë duhet theksuar se nuk ka pasur raporte për mashtrim ose parregullsi.
Epërsia e dukshme në Pensilvani po ngushtohet orë pas ore. Me më shumë 90% të votave të numëruara Trump udhëheq megjithatë ka rënë ndjeshëm epërsia e tij.
Fletëvotimet e jashtëzakonshme duket se favorizojnë Biden, pasi 63% e votave të nisura me postë janë dërguara nga elektorati demokrat.
Me 20 vota për kolegjin elektoral, Pensilvania është shteti që për 6 gara rresht ka votuar për demokratët dhe në 2016 mbështeti Trump.
Ora 09:00- Protesta dhe tensione në Miçigan dhe Arizona
Në disa prej shteteve kryesore në përcaktimin e rezultatit pati protesta masive dhe përplasje me policinë. Në Miçigan, mbështetësit e Trump u mblodhën jashtë një qendre votimi në Detroit duke u kërkuar zyrtarëve të ndalonin numërimin e votave. Oficerët e policisë u rreshtuan jashtë qendrës për t’i ndalur protestuesit të futeshin brenda. 16 votat elektorale të shtetit janë përcaktuese në përcaktimin e presidentit të ardhshëm të vendit.
Probleme ka pasur edhe në Arizona, një shtet i cili momentalisht kryesohet nga Biden, por epërsia e tij është ngushtuar dukshëm.
Mesazhi i Biden per Trump
Biden më pas deklaroi se ne nuk jemi armiq, duke lëshuar një mesazh të qartë në adresë të Trump, i cili duket se nuk do ta lëshojë lehtë Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenca, në vetvete, nuk është një institucion partiak. Thjeshtë e vetmja zyrë në vend që përfaqëson të gjithë dhe kërkon një detyrë kujdesi për të gjithë amerikanët, dhe kjo është pikërisht ajo që unë do të bëj, u shpreh Biden, i cili thekson se Presidenca e tij do të jetë e amerikanëve. Ai gjithashtu kërkoi më herët që cdo vote te numerohet, duke iu referuar keshtu votave me poste, qe kontestohen nga Trump.
Beteja e Shtepise se Bardhe
Gjashtë janë shtetet përcaktuan fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.
Biden rezulton kandidati më i votuar në historinë e SHBA, duke thyer rekordin e Obamës, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e larta që nga viti 1900.
Ora 00:10 Shtetet që nuk kanë shpallur rezultatin
Ka mbetur ende pa u mbyllur numërimi në disa shtete kryesore të cilat janë vendimtare në garën presidenciale.
Po vijon numërimi në Alaska, Arizona, Geogria, North Carolina, Nevada dhe Pensilvania. Deri tani Biden drejton garën me 253 vota elektorale kundrejt 213 që ka Trump.
Ora 23:20 OSBE del kundër Trump
Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) dënon pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.
Në një deklaratë të sajën, e publikuar edhe në faqen zyrtare në internet, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA.
“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.
“Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, vijon deklarata e OSBE/ODIHR.
Ora 22:45 Biden fiton edhe në Miçigan
Joe Biden është shumë afër zgjedhjes si president i SHBA edhe pse nuk ka përfunduar ende numërimi i votave. Sipas CNN, Biden ka fituar edhe shtetin e Miçiganit.
Shteti i Miçiganit ka 16 vota elektorale, çka e thellon diferencën midis Biden dhe presidentit Donald Trump.
Me fitoren e Miçiganit, kandidati demokrat shkon në shifrën totale prej 253 votash elektorale ndërsa Trump ka mbetur në në shifrën e 213 votave elektorale.
Në lojë janë ende Arizona, Xhorxha, Nevada, Pennsylvania dhe Karolina e Veriut, prandaj rezultati nuk është ende final.
Ora 22:16 Ankesa të reja ligjore nga ekipi elektoral i Presidentit Trump
Ekipi elektoral i zotit Trump njoftoi se ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë. Ankesat në të dy shtetet kërkojnë qasje më të mirë të vëzhguesve në qendrat ku përpunohen dhe numërohen votat.
Ekipi elektoral i zotit Trump po ashtu kërkon të jetë pjesë e një ankese tjetër në Pensilvani që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, që ka të bëjë me numërimin ose jo të votave që mbërrijnë në qendrat e numërimit tre ditë pas mbylljes së votimeve, sipas nën-kryetarit të ekipit elektoral të zotit Trump Justin Clark.
Avokatët e presidentit po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t’u krijohet një qasje “domethënëse” në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar.
Presidenti Trump është në disavantazh të lehtë ndaj rivalit demokrat Biden në Miçigan. Presidenti vazhdon të kryesojë në Pensilvani, por diferenca po shkurtohet sa më shumë vota që numërohen.
Ora 22: 10 Rinumërimi i votës në shtete të ndryshme të SHBA
Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë,” u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.
Por si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje.
NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.
MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.
Ora 21: 40 Biden: Të numërohet çdo votë
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden ka reaguar pas dyshimeve të Republikanëve për vjedhje të votave.
Përmes një postimi në Facebook, Biden ka kërkuar që të numërohet çdo votë.
Biden për momentin po kryeson kundër Trumpit në vota elektorale. Kandidati i Demokratëve ka 237 vota elektorale, kurse Trump ka 214.
Ora 21:10 Drejt një ‘lufte’ ligjore për të vërtetuar votën
Një “luftë ligjore” në fund të votimit të Shtëpisë së Bardhë është gjithnjë e më e mundshme.
Të dy komitetet zgjedhore të Trump dhe Biden u kanë dërguar mesazhe mbështetësve të tyre duke bërë thirrje për një mbledhje fondesh për të mbështetur përpjekjen e re në pikëpamjet, proceset gjyqësore para gjykatave ku do të diskutohet vlefshmëria e votës.
Ora 20:30 Numërimi i votave/ Biden shkon në 237 vota elektorale, Trump mbetet në 213
Sipas projeksioneve të CNN, Joe Biden ka fituar edhe votën elektorale të Wisconsin.
Me fitoren e këtij shteti, Biden shkon në 237 vota elektorale, ndërsa presidenti aktual Donald Trump ka vetëm 213 vota elektorale.
Stafi i presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin e votave në këtë shtet.
20:20 Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat
Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.
Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.
Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.
“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk I takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.
Ora 20:07 Biden: Fituesin e përcakton populli, jo Trump
Pas kërkesës së Donald Trump për të rinumëruar votat në Wisconsin, ku reaguar kandidati Joe Biden, ku duket se e ka fituar edhe këtë shtet.
Përmes një postimi në Tëitter Biden shkruan Donald Trump nuk vendos për rezultatin e zgjedhjeve por është populli ai që vendos.
“Për t’u siguruar që çdo votë do numërohet, po vendosim mbrojtje zgjedhore. Nuk e vendos Donald Trump rezultatin e zgjedhjeve, populli po” – shkruan Biden.
Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.
Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 19:40:
Arizona (11 vota elektorale)
Biden 51.0%, Trump 47.6%
Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.
Xhorxhia (16 vota elektorale)
Trump 50.2%, Biden 48.5%
Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.
Miçigen (16 vota elektorale)
Biden 49.7%, Trump 48.8%
Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.
Nevada (6 vota elektorale)
Biden 49.3%, Trump 48.7%
Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.
Pensilvania (20 vota elektorale)
Trump 53.4%, Biden 45.4%
Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.
Uiskonsin (10 vota elektorale)
Biden 49.6%, Trump 48.9%
Uiskonsini ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.8 për qind.
Ora 19:30 Navada, duhet të presim për rezultatin
Sekretari i shtetit të Nevadës tha se ky shtet nuk do të japë më rezultate të zgjedhjeve, deri të enjten në mëngjes, raporton BBC.
Ai tha se vendimi u mor për të lehtësuar presionin mbi qarqet, të cilat kanë ende vota për të numëruar.
Në shtetin e Nevadës aktualisht kryeson kandidati demokrat, Joe Biden, me më pak se 8,000 vota epërsi kundrejt presidentit Donald Trump.
Në një lidhje telefonike me gazetarët të mërkurën, ndihmësi i Trumpit, Jason Miller, tha se Nevada është një shtet “i mbushur me korrupsion”, edhe pse nuk ofroi prova për këtë.
Nevada është njëri nga gjashtë shtetet kyçe, ku gara Trump-Biden është tejet e ngushtë dhe numërimi i votave vazhdon.
Ora 19: 15 Washinton Post: Biden fiton në Wisconsin
Washtington Post raporton se është mbyllur numërimi në Wisconsin dhe 10 votat elektorale shkojnë për Joe Biden.
Ky shtet ishte një nga fushë betejat, ku gjatë numërimit kishte disa herë përmbysje sa për njërin dhe tjetrin kandidat.
Rezultati ishte i ngushtë dhe sipas Washington Post, në fund Biden e mposhti me 0.6% Donald Trump.
Ora 19: 09: Ekipi i Trump kërkon rinumërim të votave në Uiskonsin
Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave”, u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.
Ora 19:00 Twitter “fsheh” dy mesazhe të Trump
Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”.
Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”.
Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.
Fshehja e tyre po ashtu i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.
Ora 18:44 – Joe Biden vazhdon të rrisë epërsinë në shtetin e Michiganit
Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, një shtet kryesor në këtë garë të ngushtë mes dy rivalëve për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.
Me grumbullimin e ri të votave, Biden ka marrë 30 mijë vota të tjera më shumë. Në Miichigan, 92 përqind e votave në total janë numëruar deri më tani.