Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Joe Biden u zgjodh President, vjen reagimi i parë nga Donald Trump
Joe Biden u emërua presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në 11.25 të mëngjesit të së Shtunës (me orën lokale) nga rrjetet televizive dhe Associated Press – ndërsa Donald Trump luante golf.
CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today të gjithë njoftuan menjëherë dhe Fox News i ndoqi 10 minuta më vonë.
Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale – duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Nevada, Arizona, Georgia dhe Carolina e Veriut ishin ende duke numëruar votat.
Kamala Harris, do të bëhet nënkryetarja e parë femër, dhe nënkryetarja e parë me ngjyrë aziatiko-amerikane.
Biden tani duhet të betohet në 20 Janar si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur tani po përgatitet t’i drejtohet kombit sonte me një fjalim.
Por stafi i Trump lëshoi një deklaratë në emër të tij duke pretenduar se Biden nuk ishte fituesi real dhe se do të luftonin me përpjekje ligjore për këtë fitore sipas tyre të vjedhur.
“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet,” thuhej në deklaratë.
‘Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është çertifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve,” ka shkruar stafi.