Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Kosovarët nuk e durojnë mbylljen, ia mësyejnë Shqipërisë
Të premtën, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit.
Shtatë komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja kanë hyrë në karantinë gjatë vikendit.
Por, duket se kosovarët nuk duan të rikthehen përsëri në karantinë. Shumë prej tyre ia kanë mësyrë Shqipërisë, për të kaluar fundjavën.
Mediat kanë siguruar fotografi nga pika kufitare në Morinë, ku janë krijuar kolona të mëdha.
Përveç karantimit të shtatë qyteteve, me masat e reja, lokalet duhet të mbyllen në orën 20:00 në gjithë vendin.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar që nesër dhe të hënën do të ketë protesta kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.