Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Kurti uron Joe Biden, president të SHBA-së
Ish kryeminsitri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Joe Biden, pas fitores në garën për pozitën e presidentit të SHBA-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti e ka quajtur Biden mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës.
Kurti ka thënë se pret që të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
“Urime për fitoren e tij historike, Joe Biden. Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti.