
Venat varikoze ose varicet, ja pse shfaqen më shumë te femrat se te meshkujt
Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Ato mund të shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre. Në Living kemi folur vazhdimisht për këtë temë, por sot do ju flasim për shkaktarët e variçeve:
1.Shtatzënia: Një nga shkaqet më të zakonshme të variçeve është shtatzënia. Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut në trupin e gruas rrites më shumë se zakonisht, ndërsa sasia e gjakut që rrjedh nga këmbët drejt legenit zvogëlohet. Si rrjedhojë formohen edhe variçet e para.
2.Qëndrimi këmbëkryq: Janë të shumta gratë që zgjedhin të qëndrojnë këmbëkryq në punë, në shtëpi, në autobus etj etj, por ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj dhe bëhet shkak për shfaqjen e variçeve.
3.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Kur qëndroni ulur për shumë kohë, rrezikoni të keni probleme me variçet si pasojë e akumulimit të tepërt të gjakut në gjymtyrët e poshtme.
4.Abuzimi me kripën: Ushqimet e kripura janë një tundim për këdo, por jo vetëm, ato mund të ndikojnë direkt në venat tuaja. Abuzimi me ushqimet e kripura çon në mbajtjen e ujit, si pasojë kjo gjë ndikon në zgjerimin e venave. gjë që vë një sasi të konsiderueshme presioni mbi presionin e gjakut.
5.Mbajtja e takave të larta: Kujdes me takat e larta, mund t’i mbani në raste ose festa të caktuara, por jo çdo ditë pasi këmbët tuaja janë të parat që do të vuajnë përdorimin e tyre.