Fitoi tri dekada më parë Topin e Artë, tani “Bishtaleci” aplikon për Narcos 4
Peshk me brokoli dhe spinaq
Në këto kohë, kur viruset e stinës dhe Covid-19 janë një kërcënim i madh, këshilla e parë e nutricionistëve është ushqyerja e shëndetshme. Për këtë arsye, këtë herë kemi zgjedhur t’ju prezantojmë një recetë të pasur me vlera ushqimore që ju ndihmon të luftoni çdo ‘kërcënim’ nga jashtë.
Kjo recetë është një pjatancë e mrekullushme dhe përdoret edhe për shoqërimin e peshkut.
Përbërësit
250 gr brokoli
320 gr spinaq
piper i zi
një pako të vogël pana
gjalpë 50 gr
peshk 500 gr
2 vezë
1 limon
ujë 250 ml
Përgatitja
Spinaqin dhe brokolin e grijmë imët dhe i vendosim të zjejnë.
Pasi të ziejnë i vendosim në një pjatë.
Marrim peshkun (preferohet krap, por s’ka shumë rëndesi), e presim dhe e pastrojmë.
Presim limonin përgjysmë dhe njerën pjesë e presim në rrathë mesatarë rreth 3 mm trashësi, ndërsa pjesën tjetër e shtrydhim.
Peshkut i hapim disa vrima me thikë në sipërfaqe ku vendosim limon, hudhër, gjithashtu kripë dhe piper i zi sipas dëshirës.
Marrim spinaqin dhe brokolin e ziera dhe I përziejmë me grirëse bashkë me vezët.
Hedhim panën dhe e përziejmë.
Pastaj marrim peshkun dhe e mbushim me perzierjen dhe gjysmën e mbetur të limonit e shtrydhim në brendësi të peshkut, por edhe në tavën të cilën e lyejmë me gjalpë.
Para se ta vendosim në furre, shtojmë 250ml ujë.
Lëmë tavën të qëndrojë në furrë rreth 45 minuta dhe është gati.
Këshilla
Shkon e shoqëruar me verë të kuqe me aromë trëndafili.