Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
“Historia e errët në Kosovë”/ Balla publikon videon: Si Basha përpiloi paditë kundër liderëve të UÇK
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetin e tij social një video ku sipas tij flitet për „të shkuarën e errët të Lulzim Bashës në Kosovë” dhe marrjen pjesë të tij në hetimet kundër liderëve të UÇK-së.
Balla shkruan se Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve lidhur me këtë.
“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri.
Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte.
Lulezim Basha rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj luftës së UÇK. Në këtë video është gjithçka e qartë,” shkruan Balla në Facebook.
„Basha ka qenë bashkë me antropologun peruan për të mbledhur prova ndaj shqiptarëve, ai ka qenë në rolin e juristit dhe përkthyesit. Ai mblidhte të dhëna për Gjykatën e Jugosllavisë.
Por Basha i ka mohuar deklaratat e ish-kolegut të tij, mjeku peruan shprehu zhgënjimin e tij për reagimin e Bashës.
„Basha mos të përdorë parrulla nacionaliste, sepse ai e dinte shumë mirë për çfarë bëhej fjalë. Një investigim i plotë tregon qartë se ai punoi për këtë gjë” u shpreh peruani.
Basha ka marrë pjesë si jurist edhe në përpilimin e padive që hapën disa procese gjyqësore kundër liderëve të UÇK.
Në rrethin shoqëror të tij ishin vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha, dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, Albana Vokshi, Edit Harxhi, Florion Mima, si dhe kunati i vetë Bashës, Erion Isufi/gazeta-shqip/