Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Kosova nënshkruan deklaratën për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku temë ishte tregu i përbashkët rajonal.
Gjatë këtij samiti, Kosova së bashku me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbër.

Me këtë rast, Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.
“Besoj që sot jemi duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi. Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian|, tha ai.
“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe tani janë zonë e tregtisë së lirë, por për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit tonë rajonal, ne duhet t’i largojmë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve. Kosova është e përkushtuar që ta arrijë këtë. Më lejoni të theksoj se Zona Ekonomike Rajonale, në asnjë mënyrë nuk është alternativë për integrimin evropian”, tha Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas nënshkrimit të dy deklaratave – atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbër
Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi ishte virtual, ku përveç përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit, morën pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësues të tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Nuk ka bashkëpunim rajonal pa përfshirje të barabartë
Në kuadër të Samitit të Sofjes u zhvillua të hënë, (9.11) takimi virtual i Ministrave të Jashtëm të BP dhe i vendeve të BE, që mbështesin Proccsin e Berlinit.
Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë për DW, se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet.
“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik dhe pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, ” reagoai në median sociale Cakaj pas përfundimi ttë takimit virtual.
Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë.
“Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian”- thekson Gent Cakaj ne median sociale.
Politika më pranë nevojave të njerëzve
Këtë kërkuan përfaqësuessit e shoqërive civile të BP dhe te BE , që morën pjesë në Forumin e Shoqërisë Cvile, që u zhvilua on- line të hënën, (9.11) dhe i parapriu Samtit të së martës (10.11) në Sofje. Pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutimet për prioritetet e Procesit të Berlinit në kushtet aktuale në tri fusha kryesore: politikën e jashtme, mjedisin, dhe energjisë, të para në këndvështrimin e zhvillimeve gjeo – strategjike në rajon, përpjekjeve të Kinës dhe Turqisë për të rritur ndikimin e tyre në BP. Pjesëmarrësit argumentuan domosdoshmërinë e rritjes së e bashkëpunimit mes qeverive të BP dhe shoqërive civile.