Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Dua Lipa rrëfen për problemet me shëndetin mendor, pas bullizmit online: ‘Njerëzit qeshnin me mua’
Dua Lipa ka folur rreth problemeve që ka hasur me shëndetin mendor, pasi u bë viktimë e bullizimeve në internet.
Në një intervistë të re me Attitdue, 25-vjeçarja diskutoi për talljet që ka marrë gjatë viteve, veçanërisht pas paraqitjes së saj në Grammy-n e vitit 2019, gjatë së cilës ajo interpretoi një përzierje të “Masseducation” dhe “One Kiss”.
“Kam përjetuar shumë ndjesi të këqija në fund të publikimit të këngës sime dhe e gjitha më dha ankth e më bëri të mërzitem. Ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë dhe nuk sikur nuk duhej të isha këtu.”
Edhe pas Grammy-t, disa njerëz vazhdonin të shkruanin:
“Jo, nuk e meritoi aspak.”
Vitin e kaluar, këngëtarja fitoi çmimin “Artisti i Ri më i Mirë” dhe “Kënga më e Mirë Dance”.
“Kishte kaq shumë gjëra. Njëra prej tyre, kur isha unë duke kërcyer dhe njerëzit shpreheshin: ‘Oh, ajo s’ka pamje skenike’, ndërkohë që ata nuk kishin qenë ndonjëherë në një nga shfaqjet e mia, as s’më kanë parë ndonjëherë të performoj”, theksoi Dua.
“Njerëzit do të merrnin një copëz të vogël videoje dhe do të vraponin me të kudo derisa të bëhej diçka e madhe.”
Dua Lipa, e cila aktualisht është në një lidhje me modelin Anwar Hadid, shtoi se për një periudhë, e gjithë kjo zhurmë në internet filloi “të ndikonte në shëndetin e saj mendor”.
“Ngjitesha në skenë dhe nëse dikush më filmonte, mendoja: ‘Ata po më filmojnë që pastaj të kenë me çfarë të qeshin me mua.”
Edhe pse këngëtarja thotë se kaloi një kohë të vështirë në përballjen me “urrejtjen në internet”, tani ajo është mirënjohëse për përvojën:
“U bëra shumë më e fortë dhe shumë me sigurt në vete pas kësaj. Tani e di se për çfarë jam e mirë. Unë di të jem e mirë në atë që bëj dhe e di se sa punë duhet për të qenë vërtet i mirë.”
Diku tjetër në intervistë, këngëtarja ka thënë se më parë ndihej sikur duhej të justifikonte vendin e saj në industrinë e muzikës.
Burimi: Ellehttps://3cfc46b2cc6759a8ad22e6e84420d505.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html