“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

Tirana në orë policore: Boshatiset kryeqyteti
Në Shqipëri është rikthyer shtetrrethimi. Duke nisur nga sot në orën 22:00 deri në 6:00, për tre javë rresht, në vend është rikthyer “ora policore”.
Kufizimi i lëvizjes për qytetarët dhe mjetët erdhi pas shpërthimit të rasteve me COVID.
Bazuar tek akti i ri normativ gjoba për ata që thejnë urdhrin do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Siç mund ta shihni edhe nga fotot e mëposhtme, qytetarët i janë bindur urdhrit dhe Tirana, qyteti që nuk pushon kurrë, është kthyer në një “fantazmë”.


Ora policore ka përjashtime për sektorët si OSHEE, Energjetika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat. Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.






