Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

11 të vdekur dhe 765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë treegjistruar edhe 11 raste të vdekjes me COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë, nga 1791 teste të kryera, pozitiv me coronavirus kanë rezultuar 765 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se deri më sot, në gjithë vendin janë regjistruar 28 mijë e 616 raste pozitive nga fillimi i pandemisë e deri tash. 809 prej tyre kanë vdekur, ndërsa me shtimin edhe të 193 të të shëruarve të shtunën, totali i të shëruarve ka arritur në 17 mijë e 55. Janë edhe 10,752 raste aktive.
Të vdekurit e regjistruar të shtunën janë nga Gjilani (71, 71, 69 vjeç), Prishtina (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj (50 vjeç), Gjakova (70 vjeç), Mitrovica (76 vjeç), Prizreni 1 rast (77 vjeç), Vushtrri (70 vjeç).
Rastet e reja positive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.