Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Kjo është receta e përsheshit me pulë
Përbërësit: Kulaçi: 500 g miell 250 g kos ½ lugë çaji me sodë 1 vezë Kripë Përsheshi: 1 pulë Kripë Gjalpë Presh Nenexhik i thatë Pulën e lyeni mirë me kripë dhe gjalpë, e vendosni në tavë dhe shtoni pak gjalpë sipër dhe ujë, e pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 1 orë. Përgatisim kulaçin me kripë, sodë, kos, vezë dhe miell. E
pjekim në furrë të para ngrohur pasi e hapim dhe e shpojmë me pirun. E thërrmojmë dhe e lëmë mënjanë. Në tenxhere kaurdisim gjalpin dhe preshin e prerë imët, shtojmë kripë, lëngun e pulës dhe pak ujë. E ziejmë disa minuta derisa të zbutet preshi, shtojmë nenexhikun dhe kulaçin e thërrmuar. E përziejmë dhe e kaurdisim derisa të thithë të gjithë lëngun. E shërbejmë me pulën, nenexhik të freskët dhe arra.