U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Refuzojnë masat anti-CIVID/ Kaos në Frankfurt, policia shpërndan me ujë protestuesit
Policia gjermane ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën e qytetarëve, që kishin dalë nëpër rrugë për të protestuar kundër masave për parandalimin e COVID në qytetin e Frankfurtit, raporton Reuters.
Pas ndërhyrjes së policisë turma, që nuk mbante as maska dhe as distancë fizike, është shpërndarë
Në rrugët e Frankfurtit kishin dalë rreth 600 qytetarë nga lëvizja “Kverdenker”, që janë kundër masave të pandemisë që janë vënë nga qeveria gjermane.
Autoritetet gjermane kanë mbyllur restorantet dhe lokalet, ndërsa shkollat dhe dyqanet lejohen të punojnë.
Në Gjermani sot janë konfirmuar 22.461 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 775.556.



