Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Fundi i luftës/ Çfarë përmban marrëveshja e arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë
Armenia do të fillojë t’ia dorëzojë një pjesë të territorit Azerbajxhanit, më 15 nëntor, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Banorët e rrethit Kalbacar në Azerbajxhan (i njohur si Karvaçar në armenisht), i cili kontrollohej për dekada nga armenët etnikë, filluan të linin shtëpitë e tyre më 14 nëntor. Disa prej tyre u vunë flakën shtëpive, njoftoi shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë.

Kalbacar ka qenë i populluar kryesisht nga azerbajxhanët etnikë, para se ata të dëboheshin nga armenët në luftën e viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe shumica e shtëpive që u braktisën u përkisnin më parë armenëve.
Përpara se të transferoheshin në Azerbajxhan, armenët shkruan në manastirin e Dadivankit për një vizitë të fundit. Paqeruajtësit rusë u pozicionuan pranë manastirit më 14 nëntor.
Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i tha presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev më 14 nëntor që të mbrojë vendet e shenjta të krishtera në pjesët e Nagorno Karabakut, të cilat do të jenë nën kontrollin e Azerbajxhanit, një komb shumicë myslimane.
Aliyev u zotua se do të mbrojë tempujt e krishterë, u tha një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i tij për media.
Një pjesë kryesore e marrëveshjes së paqes, të ndërmjetësuar nga Rusia, përfshin kthimin nga ana e Armenisë të Kalbacar dhe dy rretheve të tjera gjatë 2 javëve të ardhshme. Ashtu si Kalbacar, edhe ato rrethe janë mbajtur nga separatistët armenë, që nga një luftë e cila përfundoi më 1994.
Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Ajo u shpall më 10 nëntor, por u refuzua nga shumë armenë sepse lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të Nagorno Karabakut, së bashku me zonat përreth të okupuara gjatë luftimeve. Marrëveshja përfshin vendosjen e 2,000 ushtarëve rusë në rajon.
ARMENËT U VËNË FLAKË SHTËPIVE – FOTO


