Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Vetëvendosje kërkon zgjedhje, Qeverinë Hoti e quan ”Qeveri të Grenellit”
Lëvizja Vetëvendosje po insiston në shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas partisë së Albin Kurtit, Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është e paligjshme.
Në një reagim në facebook, thuhet se zgjedhjet në SHBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, njofton Klan Kosova.”Zgjedhjet në ShBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të paligjshmëm duhet të shkarkohet sa më parë. Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti”.
”Na duhen zgjedhje të reja, me një qeveri legjitime, që zhvillon aleancë e partneritet me një mik si Joe Biden e Shtetet e Bashkuara”, thuhet tutje në videon e publikuar të Vetëvendosjes.