Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Arrestohet një grua në Prizren pasi tentoi të vidhte me armë lodër në një barnatore
Policia e Kosovës pas orës 19:00 të së hënës ka pranuar një thirrje për vjedhje nga një person i maskuar dhe i armatosur brenda një barnatoreje në Prizren.
Me të arritur në vendngjarje, njësiti policor ka identifikuar se personi i maskuar ka qenë grua dhe se arma ishte lodër.
E dyshuara është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Prizren, ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 19:29, në rrugën Ismail Kryeziu, kemi pranuar një informacion për grabitje nga një person i maskuar dhe me armë në dorë brenda një barnatore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një femër, viti i lindjes 1990 dhe ka konfirmuar se ka qenë me armë lodër. E dyshuara është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.