Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Hoti: Për disa ditë fillojmë bisedimet me partitë për postin e Presidentit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti do t’i fillojë bisedimet me spektrin politik për çështjen e presidentit..
“Besoj që do të marrë udhë edhe kjo çështje. Sapo kanë ndodhur ndryshimet, për shkak të aktakuzave nga Specialja. Besoj për disa ditë fillojmë bisedat me të gjithë spektrin politik, për të parë se si mund ta tejkalojmë këtë situatë”, është shprehur Hoti.
“Rruga kushtetuese është e qartë, unë do të insistoj që të përcillen të gjitha hapat kushtetuese e jo të vendosen interesi politik para atij publik”, u shpreh Hoti.
Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës pas aktakuzës së konfirmuar nga Gjykata Speciale. Vjosa Osmani është bërë ushtruese e detyrës së presidentes.