
George Clooney shpallet “Ikona e Vitit” (FOTO)
Aktori i famshëm George Clooney është nderuar me çmimin “Ikona e Vitit” nga revista e mirënjohur GQ në edicionin e 25-të të “Men of the Year”.
“Ikona e Vitit” është çmimi që aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney, mori nga revista e mirënjohur GQ në edicionin e 25 të “Men of the Year”.


Clooney i cili është i nominuar tetë herë për “Oscar” ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme, ku u shfaq me syze dielli prej aviatori të markës së tij.
Ndërkohë portreti i tij u realizua fotografi i famshëm Jason Nocito. Gjithashtu 59-jeçari ka dhënë edhe një intervistë për revistën, ku ka folur rreth karrierës së tij të gjatë në “Hollywood”. Gjithashtu ai ka treguar rreth aksidentit me motor dhe thashethemet se i dha një grupi miqsh nga 1 milion dollarë secilit në një thes.

Nga ana tjetër kujtojmë se 59-vjeçari është i martuar me Amal dhe janë prindër të binjakëve 3-vjeçarë, Alexander and Ella.

