U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Britney Spears shkel ligjin dhe udhëton drejt një vendi tropikal – zemëron fansat
Britney Spears vendosi që të arratisej bashkë me të dashurin e saj, Sam Asghari, drejt një vendi tropikal, për të festuar 39-vjetorin e lindjes.
Të dy ata udhëtuan drejt Hawaii dhe Britney nuk nguroi që këtë moment ta ndante me ndjekësit e saj.
“Mu duk si një udhëtim i vogël drejt parajsës për një festë të shpejtë të ditëlindjes”, ka shkruar artistja në Instagram duke publikuar foto nga udhëtimi.
Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur fare mirë këtë gjë, sepse sipas tyre Spears ka thyer ligjin duke udhëtuar në mes të pandemisë.
Guvernatori i Hawaii ka vendosur që të gjithë njerëzit që do të udhëtojnë drejt këtij vendi të vetëizolohen për 14 ditë.
Çdokush që nuk e bën këtë gjë mund të vuajë dënimin me burg për 1 vit ose të marrë gjobë 5 mijë dollarë.
Një numër i madh ndjekësish i janë kthyer kundër Britney për këtë gjë, duke e cilësuar si diçka mjaft egoiste vendimin e saj për të udhëtuar në një vend tjetër në mes të pandemisë.
“Wow! Një tjetër personazh egoist që udhëton botën ndërkohë që gjithë të tjerët qëndrojnë në shtëpi. Unfollow”, i ka komentuar dikush këngëtares.
“Britney, të dua, por nuk duhej të kishe reklamuar faktin që je duke thyer ligjin”, shkruan një tjetër.