Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Refuzon të martohet, 20-vjeçarja nga India digjet për së gjalli
Disa ditë më parë një djalosh nga India dogji për së gjalli një vajzë 20-vjeçare nga Vaishal në Bihar, ajo ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve që ai ia shkaktoi.
Sipas familjarëve të saj, arsyeja e sulmit ishte se ajo refuzoi të martohet me njërin prej të akuzuarve, Satish Raia. Në anën tjetër Katun ishte e fejuar me dikë tjetër dhe priste të martohej.
Gulnaz Katuan ishte djegur për së gjalli gjatë 30 tetorit dhe ishte dërguar me urgjencë në spital në Patna, me mbi 75 për qind të lëkurës së djegur në trup.
Para vdekjes ajo kishte fajësuar Satishin dhe babanë e tij Vinaia si dhe vëllain Chandan. Ndërkaq e ëma e vajzës ka thënë se Satish e kishte kërcënuar me jetë një ditë para kryerjes së krimit – ku edhe i vuri zjarrin rreth orës 17:30 të 30 tetorit, derisa po shkonte të hudhte në kontejner mbeturinat para shtëpisë.
Siç raporton Times of India, burime brenda policisë në Vaishal bëjnë të ditur se të akuzuarit janë në arrati dhe se janë formuar tri njësi të policisë për t’i kapur.