U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Qëndroi në shtat 5 ditë duke pritur të vdiste, këngëtari i famshëm: Nuk doja të zgjohesha e as të jetoja
Këngëtari me famë botërore, J Balvin, ka folur hapur për shëndetin e tij mendor në podkastin “En La Sala”. Ai ka rrëfyer për fansat e shumtë, periudhat më sfiduese të jetës së tij që kishin të bënin me depresionin dhe ankthin.

“Thjesht qaja pa asnjë arsye. Nuk doja të zgjohesha, nuk doja të haja, as nuk dëshiroja të jetoja dhe nuk e di pse”, ka rrëfyer 35-vjeçari.

Por pasi kërkoi ndihmë dhe mësoi më shumë rreth ankthit dhe depresionit, këngëtari i kthehet kohës kur ishte adoleshent dhe kupton që në atë periudhë nuk arrinte dot.
“Ti humbet shpresën dhe ndiheni të çuditshëm në çdo vend që shkoni, ndiheni sikur jeni jashtë trupit tuaj,”- shtoi ai, duke përshkruar në periudhë kur qëndroi në shtrat për 5 ditë duke pritur të vdiste.
Ndërkohë fansave të tij, ai iu drejtua duke ju thënë se “është në rregull të mos jesh në rregull”.

“Ju kuptoj, e di se çfarë ndjeni. Mund të jeni në momentin më të mirë të jetës por ndihemi keq. Unë e kuptoj këtë, e kam përjetuar, por kam besim se gjithçka do të kthehet në normalitet. Po përpiqem të bëj një jetë të shëndetshme”, tha J Balvin.