Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Shtatzënë dhe me COVID/ Nutricionistja: Ja ushqimet që duhen konsumuar dhe ato që duhen shmangur
Infektimi me COVID gjatë shtatzënësi sjellë padyshim jo pak panik te gratë, megjithatë, studimet e deritanishme tregojnë se ato nuk preken nga forma të rënda të sëmundjes.
Nutricionistja Matina Çobo, në “Ftesë në 5”, u shpreh se gjatë kësaj periudhe, është shumë e rëndësishme ushqyerja për nënat, për shkak të rënies së imunitetit.
Sipas saj, është e rëndësishme të konsumohen perimet dhe frutat e stinës, si dhe të shmangen produktet e procesuara.
“Duhet të kujdesen shumë sepse imuniteti i nënës është i rënë edhe prej COVID dhe nëse ne ushqehemi me produkte të procesuara, ëmbëlsirat, duhet të kujdesen të ushqehen me produkte të freskëta bimore, të marrin sa më shumë oksidantë. Suprat janë shumë të rëndësishme sepse hidratimi qelizor është shumë i rëndësishëm. Edhe lëngjet e frutave, sa më tepër të pimë, sa më tepër smothie, janë faktorë mbrojtës në imunitet”, u shpreh Çobo.